TIRANË - Ndeshjet e kategorisë së parë në kampionatin shqiptar janë kthyer shpesh në arenë boksi. Shënjestër e dhunës fizike dhe verbale janë shpesh ata që "vendosin" fatin e ndeshjeve, arbitrat.
Gjyqtari i takimit Sopoti-Luftëtari, takim që përfundoi me rezultatin 0-1 në fund të takimit ishte nën agresionin e drejtuesve të ekipit të Librazhdit.
Në fund të ndeshjes, administratori i klubit të Librazhdit Iridion Bahiti, me sa duket i pakënaqur nga gjykimi, hyn në fushë dhe pështyn gjyqtarin kryesor Sokol Çekaj.
Madje ai tentoi edhe ta godasë por nuk u lejua nga forcat e policisë private që kishin marrë përsipër garantimin e ndeshjes.
Në një moment, Bahiti i ka shpëtuar forcave të sigurisë dhe ka ndjekur arbitrim Çekaj drejt dhomave të zhveshjes. Për fat ka ndërhyrë policia e rendit që ka shpëtuar arbitrin.
Në fushën sportive "Internacional" në Pezë, shihet që punonjësit e policisë mungojnë, ndërsa për të garantuar siguri janë disa punonjës të një kompanie private sigurie.
Redaksia Online (f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Drejtuesit e Sopotit duke kontestuar gjykimin sot në fushën sportive të Kompleksit "Internacional" të Pezës, pas humbjes me Luftëtarin, 0-1.Ju kërkojmë ndjesë për fjalorin në audio.......Për gjithçka që ka ndodhur në kategorine e pare, por edhe në javën e lojrave me dorë, ndiqni të hënen, ora 18:30 emisionin tonë me të ftuar specialë, në drejtimin e gazetarit Eno Skarço
Posted by on Saturday, November 7, 2015