Video/ Dule i tërheq vëmendjen
Berishës...më tej deputeti hesht!

Video/ Dule i tërheq vëmendjen<br />Berishës...më tej deputeti hesht!
TIRANE - Nisi me debate të forta midis mazhorancës dhe opozitës seanca plenare e ditës së sotme, ku u mor vendimi për heqjen e madateve të dy deputetëve Tom Doshi dhe Vangjel Dule. Opozita hyri në Parlament me pretendimin se kjo seancë duhej të shtyhej. Kryeministri Rama kërkoi duke përsëritur vazhdimisht që të zbatohet rregullorja në të kundërt deputetët e Partisë Socialiste do të braktisin kuvendin.

Debati nisi me replika të forta midis ish-kryeministri Berisha dhe nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule, i cili drejtoi këtë seancë. Berisha në formë ironike iu drejtua Dules duke e pyetur se si ndihet në karrigen e një njeriu të akuzuar nga Doshi për vrasjen e dy deputetëve.

Ndërkohë Dule iu përgjigj duke i thënë që të drejtën për tu ulur aty ja ka dhënë Kushtetuta. Pas kesaj ish-kryeministri Berisha nuk u perfshi me ne debat, pervec nje fjale qe mbajti per gazetaret jashte ambienteve te Kuvendit.

Kur situata në kuvend vijonte me pyetje, përgjigje e kundërpërgjigjje, kryeparlamentari Meta u ngrit nga karrigia e deputetit Dule ku qëndroi përgjatë gjithë seancës, dhe mori fjalën. Nga foltorja ai ironizoi opozitën dhe falenderuar Dulen për tolerancën e jashtëzakonshme, që sipas tij tregoi përballë ish-kryeministrit Berisha.

Ja debati i plotë:

Debatet Berisha-Dule
Berisha: Ndjehesh komod që ulesh në vendin e një njeriu të akuzuar për dy vrasje. Ai bllokon paraqitjen e provës se i ka dërguar në qeli Durim Bamit xhelatin e i ka thënë të pres kokat e fëmijëve nëse dëshmon të vërtetën. Nëse ky është trillim ai që e ka bërë meriton ndjekje vetëm për këtë. Por në rast se është e vërtetë aty duhet të ishte Ilir Meta. Ti je Parti e të drejtave të Njeriut, dhe në një farë mënyre me këto veprime duket sikur bëhej avokatia e Ilir Metës me bllokimin e provës, çka stononte me zhvillimin e seancës. A ka mundësi të votojnë njerëzit pa lexuar një gërmë këtu. Mirë ne që e ndoqëm seancë, por a duhet të njihen ata që se ndoqën. Të gjitha këto janë në funksion të një njeriu.
Dule: Askush në këtë sallë dhe në Këshill nuk e kishte të dëshirueshëm praninë e tij si në zhvillimin ashtu edhe në vendimmarrje. Ndershmërisht dhe sinqerisht nuk do ta prisja prej jush personalizimin e sulmit tuaj dhe fokusimin e personit tim në sulmin tuaj. Janë nga rastet e padëshirueshme për cdo deputet që të ketë përball kolegun e tij deputet. Ju jeni në të drejtën tuaj në ashpërsinë më të madhe për të bërë politik ndaj kryeministrin, kryetarit të kuvendit, kreut të PBDNJ. Por ju lutem ka disa rregulla loje midis të cilave ka të shkruara dhe të pashkruara. Drejtimi i një seancë është kompetencë e kushtetues dhe ju më sugjeroni që të mos ushtroj këto të drejta.
Rama: Ju lutem respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë ku bëhemi dëshmitarë të shkeljes së rregullores. Të procedojmë siç e parashikon rregullorja. Muhabetet e shtëpisë së oficerëve t’i bëjnë atje

Flet Meta: Opozita ka zgjedhur t’i mbajë iso një falsifikatori raportesh
Meta: I nderuar zoti drejtues i seancës.
(opozita thirrje në sallë për dorëheqjen)
Zoti Beqaj ju lutem ilaçet.

Personalisht ndihem shumë mirë që jam ulur në vendin tuaj (duke ju drejtuar Dules) Ju përgëzoj për tolerancën tuaj të jashtëzakonshme, por dua t’ju kritikoj për intolerancën tuaj të treguar pak më parë këtu. Keni bërë të gjitha veprimet për një procedurë sa më transparente

Ndërhyn Topalli: Jep dorëheqjen
Meta: Një deputet ka falsifikuar raport mjekësor për të shmangur ballafaqimin me të vërtetetat
(opozita thirrje në sallë)
Meta: Filluan krizat zoti Beqaj ilaçet
Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni, merreni dhe dilni dhe në fushatë me të, edhe në Shkodër, do ju vlerësojnë shkodranët juve personalisht. Opozita i mban iso presionit ndaj prokurorëve, ju kërkoj që ju të respektoni kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, që të paraqesë qëndrimin apo raportin e tij. Sa i takon se çfarë tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin dhe xhelatët nuk kam asnjë vërejtje dhe keqardhje. Ju e dini se ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se të shkojë në gjykatë e bën provën të pavlefshme

Rama: PS do largohet nga Kuvendi nëse shkelet rregullorja
Rama: Po ju kërkoj edhe njëherë respektoni rregulloren dhe po ju citoj rregulloren: Në këtë seancë plenare fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime, raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi, votimi është i fshehtë. Së pari sot në këtë pikë jemi në një situatë specifike të caktuar nga rregullorja. Edhe përtej kësaj pike ju kërkoj të zbatohet rregullorja në këtë Kuvend. Unë ju siguroj se PS do të tërhiqet nga ky Kuvend në çdo moment që do të shkelet rregullorja. S’mund të pranojmë të japim çdo të enjte një shfaqje të shëmtuar

Berisha: Tërheqja e PS nga Parlamenti, ekstremi i konceptit monist
“Kjo deklaratë se PS tërhiqet nga Parlamenti është ekstremi i konceptit monist të parlamenti. Është humbje totale e logjikës, për shkak të pluralizmit. Jam dakord për zbatimin e rregullores”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit