Barcelona fitoi 0-1 në transfertë me Atletico Madrid për javën e 16-të në La Liga. Ndeshja u vendos nga goli i Dembele në minutën e 22 të ndeshjes, me katalanasit që patën edhe raste të tjera shënimi. Pjesa e parë dhe gjithë ndeshja u mbyll me këtë rezultat, teksa fundi i takimit solli tension.

Savic për vendasit dhe Torres te katalanasit dolën me karton të kuq në minutën e dytë shtesë, kjo për shkak të një përplasjeje mes tyre. Edhe pse tetë minuta shtesë, djemtë e Simeones nuk ia dolën të barazonin duelin.

Barcelona përfiton kështu nga humbja e Real Madrid dhe merr kreun e La Liga me 41 pikë, tre më shumë se Galaktikët. Me 27 pikë Atletico Madrid mban vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?