Dy studentët shqiptarë Grigor Basha dhe Mikel Çuni kanë përfaqësuar Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar GIST TECH-i Competition 2015, i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Mikel Cuni dhe Grigor Basha nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës u paraqitën me krijimin e tyre të quajtur Smart Charge, një projekt në fushën e teknologjisë mbi energjinë e rinovueshme.

Maketi i tyre u rendit në këtë konkurs midis 15 projekteve më të mira nga 792 projekte të ardhura prej 74 shtete te botës. Me votimin e ekspertëve ata janë në fazën gjysmë-finale.