La Liga e futbollit në Spanjë mbylli të hënën raundin e dhjetë. Në "de La Cartuja" të Sevillas, vendasit e Betis u mposhtën 0-2 nga Atletico Madrid. 'Los Colconeros' rikthehen në garë për titullin në Spanjë, paçka se Real Madrid është tetë pikë më përpara në krye.

Ndeshja nisi mirë për djemtë e Diego Simeones. U desh vetëm minuta e tretë që Giuliano Simeone të shënonte një gol të bukur nga kufijtë e zonës. Një aksion disi i gjatë bëri që topi mos largohej si duhej nga prapavija e Betis, duke u kthyer në një asist për të birin e trajnerit të Atl. Madrid.

Me golin e parë të shënuar, miqtë kontrolluan lojën dhe "vulosën" tri pikët në fundin e fraksionit të parë. Pasimi i Alvarez bëri që Alex Baena të lëvizte bukur në zonë dhe me një të djathtë fantastike e dërgoi sferën në rrjetë.

Me këtë sukses Atletico ngjitet në kuotën e 19 pikëve për vendin e katërt në La Liga, ndërsa Betis me 16 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?