TIRANE - A1 Report sjell ekskluzivisht pamjet nga lart të fabrikës së tapeteve “Biptex” e cila këtë mëngjes u përfshi nga flakë të konsiderueshme zjarri.

Pamjet e filmuara nga operatori i televizionit A1 Report Mirsal Hajdarmataj shfaqin retë e mëdha të tymit të krijuara si pasojë e zjarrit. Përqark godinës së kompanisë me pronar sirian ka ndërtesa të shumta jo vetëm biznesi por edhe shtëpi banimi.

Megjithatë në pamjet ekskluzive, pavarësisht intensitetit të lartë të zjarrit, flakët duken të përqendruara dhe nuk rrezikojnë godinat përreth.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)