Video e aksidentit fatal në Kamëz, eksperti rrugor: Përplasja jo e fortë, viktima po të kishte vënë rrip sigurimi mund të kishte shpëtuar

Një kthesë e gabuar në kryqëzim i mori jetën Alida Spahiut dhe plagosi Denisa Doku, dy vajzat që po udhëtonin me makinë tip "Smart" në Kamëz. Në videon e siguruar nga Report TV shikohet momenti kur 19-vjeçarja Doku hyn në rrugën “Kongresi i Dibrës”, lëvizje që rezultoi fatale.

Sapo ka kthyer timonin, mjeti u përplas me një “Mercedes Benz E Clas”, i cili vinte në anë të kundërt. Sipas ekspertëve 19-vjeçarja,e cila siç shikohet në video merr kthesën për në rrugën “Kongresi i Dibrës” pa verifikuar pastërtinë e rrugës nga mjetet.

"Drejtuesja e mjetit tip “Smart” duhej të ishte më e kujdesshme në marrjen e kthesës, pasi siç mund të shohim në video, ajo kthen timonin majtas pa pritur shumë dhe me mjetin në lëvizje", tha eksperti rrugor, Artur Sulçe.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe vajzat u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por pak çaste më vonë, për shkak të dëmeve të shumta në organet jetësore, 22-vjeçarja Alida Spahiu ndërroi jetë. Policia arrestoi drejtuesen e mjetit tip “Smart”, të cilën e akuzon për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas ekspertizës 19-vjeçarja është fajtore dhe për pasojë u arrestua. Për këtë ngjarje Report TV u konsultua me ekspertin rrugor, Artur Sulçe. Ai thotë se përplasja nuk ka qenë aq e rëndë sa për të sjell vdekjen, por pasagjerja Alida Spahiu nuk ishte e lidhur më rripin e sigurimin.

"Përplasja e dy mjeteve nuk është aq e rëndë sa për të prodhuar viktima, pasi shpejtësia e tyre nuk është kaq e madhe. Megjithatë, pasagjerja Alida Spahiu nuk ka qenë e lidhur, dhe për këtë shkak goditja ka rezultuar fatale dhe ka ndërruar jetë", tha Sulçe.

Viktima Alida Spahiu dhe drejtuesja e SMART-it Denisa Doku e cila mbeti e plagosur pas aksidentit 

Dy vajzat, Alida Spahiu dhe Denisa Doku ishin kunata me njëra-tjetrën, ndërsa edhe drejtuesi i mjetit “Mercedes Benz E Class” ishte i afërm i tyre. 22-vjeçarja është përcjell për në banesën e fundit të dielën.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 08/12/2020 07:21

    Te gjithe shqiptaret jane eksperta edhe pse nuk marrin vesh fare nga asgje... Eksperti ka plotesisht te drejte duam apo nuk duam ne, faji i mercedezit mund te jete shpejtesia dhe per ate gje ai mund vetem te gjobitet ndersa me keqardhje e them se faji per aksidentin e shkaktuar e ka mjeti tip smart... Gjithesesi ngushellime familjes per humbjen e vajzes ne moshe te re.

    Përgjigju
  • Ermal Çela: 07/12/2020 23:56

    Asht e cuditshme se femrat sdijn me i dhan makines por rregullat i respetojn mir zakonisht. Kurse ktu asht cdo gja gabim,as nuk ka ndez sinjal,as nuk asht ndal para se te futej ne kthese,as nuk ka pas presion nga makina mbrapa(qe nuk asht justifikim). Gjynah per pasagjeren e shkrete por shoferja mos te futet nburg sic nuk futet nburg asnji shofer fajtor por ama le te rrije pa patente per nja 10 vjet ose ma shum se i ban mire

    Përgjigju
    • Mali: 08/12/2020 09:40

      Shoferja ka marre jeten e dikujt me veprimin e ve te pandergjegjshem dhe meriton burg, e para ka qene ne tel, e dyta ka deshe te trembe kusheririn e vet qe vinte me Benz, e treta nuk i ka thene shoqes vij rripin, kshuqe meriton burg

  • B*3: 07/12/2020 21:08

    Ne radhe te pare, ngushellime te sinqerta familjareve! Nuk e di mbi baze te cfare provash eksperti del ne kete perfundim... Nqs e ndjera nuk kishte rripin, nuk dmth qe eshte fajtore. Te kuptohemi... shoferja, ndoshta e kthehu timonin, por shpejtesia ishte shume e vogel. Vetura qe vjen perballe duhej patjeter te kishte ulur shpejtesine, frenuar, sepse me kod rrugor, duhet te jesh i kujdesshem per cfare ke para, kembesor, veture... tjetri ben perplasjen, sepse eshte me shpejt, dhe as nuk e merre mundimin te ndaloje. Largim nga vendngjarja. Ky eshte gabim fhe jo vajza shifere. Ndaj arrijne shqiptaret te bejne vetegjyqesi, sepse drejtesia nuk egziston.

    Përgjigju
    • B*3: 08/12/2020 08:52

      @shoferi Jam dakort me cfare shkruan, por s'mund te jem dakort qe benzi eshte pa gje.... per mua origjina e aksidentit eshte Smart, por Benzi duhet te kishte te pakten minimumi frenuar. Gje qe nuk ka ndodhur. Kur je ne linje te drejte e te del para qeni, lopa a ku ta di, cdare ben? Frenon apo jo? Por benzi as qe e ka marre mundimin te frenoje, eshte sh me shpejt se Smart... Perfundimi: nje jete e humbur kot, po kot fare. Faji ketu eshte 50 me 50. Te dy shofereve ju hiqet patenta, por nuk jam per burg. Nqs benzi do kishte frenuar do kishte ndodhur aksident me deme materiale, por jo me humbje jete. Papergjegjshmeria karakterizon shqiptarin. Ky aksident e provon kete papergjegjshmeri. Klm!

    • Shoferi: 07/12/2020 21:51

      Kodi rrugor thit qe perparesi ka makina qe esht ne rrug te drejt.kodi rrugor thot qe kur do marresh kthesen ose do kalosh ne kragun tjeter te rruges ndizet sinjali dhe makina ul shpejtesin deri ne ndalim te plot verifikon rrugen pastaj kalon.kodi rrugor thot qe ne momentin qe hypen ne makin duhet te vendosesh rripin e sigurimit.kan ber ndonje gje keto vajzat? Jo se kan ber.eksperti thot qe benzi ska qen me shoejtesi te madhe.gabin kannqen vajza me smart.

    • Visi: 07/12/2020 21:45

      Shoferi iku te nena jote, a e shikon qe ju hapen airba et direkt o pallosh, iku thu qorr

  • Rinia: 07/12/2020 20:22

    Duhet patur parasysh edhe ata mbrapa Smartit se ka shume Makina qe u rrine Ngjitur Makinave qe kane para dhe u bejne Presion te ecin me shpejt ose te marrin Kthesen me Shpejt edhe Mosha e Re nxitohet pastaj Edhe Benzi si nuk e ul fare Shpejtesine megjithese e sheh Smartin me Sinjal Ndezur dhe Vijat e Nderprera Ngushellime Familjes Autoshkollat jane per te leshuar Kartona se nuk i edukojne Kursantet fare me Normat e Qarkullimit

    Përgjigju
    • Mali: 08/12/2020 09:37

      Po ku ju plas per autoshkolla, i njef shqiptart apo jo.

    • noname: 08/12/2020 01:30

      jam dakort pas cdo kodi jenmi njerez dhe ne shkolle esht mesuar ndergjegja e njeriut

  • Tonini: 07/12/2020 18:17

    Po eksperti si e mati shpejtesine ? Me sy te lire nga kamerat ? Turp per keto komente idiote Ajo mavria i mori fajet ne boten tjeter, ngushellime

    Përgjigju
    • E verteta: 07/12/2020 23:13

      O ekspert shpejtsia matet dhe ne video se i ve metrin ai nga fillimi rruges q kap kamera deri n fund dhe e shef per sa sekonda e ben makina kte distanc. Esht matematik e thjest beje dhe vet si llogari dhe benz ka qen posht 40km/h

    • Alfons: 07/12/2020 21:48

      Car fajesh mori mavria mor k kanari,car faji ka pasagjeri per aksidentin,po se qarkullojne injorante si ti rrugeve jemi ne kete gjendje,na e mbyten shqiperine analfabetat.

  • xoni: 07/12/2020 18:05

    Jane paisur me patente prostituta qe nu e marin patenten me merite por duke ngrit kembet..... Sot femrat jane shoferet me te ndyra dhe policia i toleron sepse ju shkelin syrin.

    Përgjigju
  • darvini: 07/12/2020 17:58

    perzgjedhja darviniane ne funksion si gjithmone. individed me me pak fuqi mendore qe bejne zgjedhjet e gabuara, i paketon per ne boten tjeter. ku ta zesh me pare kete idiotesi, ashtu si mijera aksidente te tjera: gocat pa rip / duke shkelur regullat e qarkullimit /duke ngare nje makine komplet te pasigurt si SMART naten kur dhe aksidentet jane me te shumta / me shume pak eksperience dhe ne moshe kur shumicave e vendimeve qe mer jane idiotesira. Te dalesh para nje makine ardhese ne shqiperi ku pergjegjesia shoqerore eshte 0, vertet qe ke probleme me aftesine gjykuese te botes, e ca me shume nuk e kupton Fiziken fare... po fare fare(eh c'them une, ne po diskutojme nje brez te demtuar ne te gjitha pikpamjet). cuni ne moshe dhe me te rezikshme(me lidhje farefisnore sic po shkruani dhe njesoj me IQ te diskutueshme) tek ecen me shpejtesi pa menduar ate cka mund te beje nje shofer/e e paditur/pandergjegjeshme/hutuar/dehur/cfare te duash ne ate vend. Te futesh ne kryqezim me ate shpejtesi eshte mendje lehtesi se nuk ke mundesi manovrimi nga gjithshka mund te ndodhe, aq me shume nate. Ne fund te fundit kur behen bilancet s'ka rendesi si e qysh u perfshine se te dy ishin ne levizje dhe me moshen me te rezikshme per ngare. Shihet humbja e jetes dhe nxiren mesime. Perndryshe natyra dhe fizika vazhdojne me te njejten egersi te ftohte, se subjekte te tyre jemi. E c'na duhet c'muzike po degjonin ne makine te dy palet, e kujt po i dergonin mesazh, si ndiheshin ne ate moment apo me vone shoferet, etj etj. Pyetja eshte : cfare mund te kishin bere qe ta shmangnin aksidentin? Sa i lane vetes hapesire te manovronin nqs nje lope do binte nga qielli (po po kane ndodhur pa tregohen) hajde se jistoria perseritet gjithnje!

    Përgjigju
    • Alfons: 07/12/2020 21:52

      Po ti mor teknik nga dole ne perfundim se smart eshte makine e pasigurte,per ne qytet smart eshte makinat me te forta per perplasje,pasi ka sistem trident (dmth trekendesh qe eshte figura me e forte ne univers),por ajo qe u be per rrahmet do kete perplasur koken anash tek dera(por dhe benz s class qe sipas teje mund te jete 1 ne botw ja hengri koken sokol olldashit)

  • Tirona: 07/12/2020 17:04

    O ekspert crendesi ka perplasje e lehte apo e rende, Jane respektuar rregullat e qarkullimit apo vazhdojne te ecin me cel. ne dore

    Përgjigju
  • tosi: 07/12/2020 16:44

    Kjo laraska pa bisht ka qene duke shkruar mesazh te dashurit dhe ka lejuar shoqen te rrije pa rryp, kjo eshte ne delir sic duket dhe ka fluturuar me pras . Ti hiqet perjete patenta se do mare ne qafe jete te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit