VIDEO/ E bukura e futbollit, Liverpooli eliminohet nga FA Cup! Plymouth i fundit në Championship e mposht 1-0

VIDEO/ E bukura e futbollit, Liverpooli eliminohet nga FA Cup! Plymouth i fundit në Championship e mposht 1-0

Festa e Plymouth

Liverpooli është eliminuar nga FA Cup në raundin e 1/16. Surprizën këtë të diel e ka bërë Plymouth që ka mposhtur 1-0 kryesuesit e Premier League dhe i ka nxjerrë jashtë nga ky event. Pasi Chelsea pa të shtunën (8 shkurt) eliminimin nga humbja 2-1 kundër Brighton, edhe Liverpooli është jashtë.

Në "Home Park" Plymouth vendas u fut në fushë me besim, kjo edhe për faktin se Arne Slot hodhi në fushë një Liverpool me lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta në fushë gjatë këtij sezoni. Ndeshja u vendos nga goli i Hardie në minutën e 53 nga penalltia, kjo pas një prekje të topit me dorë në zonë.

Edhe pse pjesa e mbetur e ndeshjes ishte nën kontrollin e Liverpool, vendasit ia dolën të mbanin epërsinë e golit të shënuar. Të fundit në renditjen e Championship (niveli i dytë i futbollit në Angli), Plymouth tregoi se futbolli nuk luhet në letër dhe eliminoi një gjigant si Liverpooli, duke bërë që data 9 shkurt 2025 të shënohet me gërma të arta në historinë e klubit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

 'Plani i Rritjes i i BE'/ Miratohen 64.5 mln euro parafinancim për Shqipërinë, Dhuka: Shenjë besimi! Gonzato: Tjetër moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Union

'Plani i Rritjes i i BE'/ Miratohen 64.5 mln euro parafinancim për Shqipërinë, Dhuka: Shenjë besimi! Gonzato: Tjetër moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Union