Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në hapësirën e lokalit të një pompe benzine në Ivançna Gorica të Sllovenisë
Policia sllovene publikoi një video nga një kamerat që tregon momentin kur një makinë goditi klientët në kafene.
Në aksident kanë mbetur të lënduar lehtë tre persona, të cilëve, sipas mediave vendase iu është dhënë ndihma mjekësore në vend, para se të transferohen në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë.
Nga aksidenti nuk ka pësuar lëndime drejtuesi, i cili drejtonte automjetin me targa të huaja.
Policia e Lubjanës thotë se nga të dhënat e deritanishme rezulton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit në një pjesë të lagësht të rrugës për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë shkëputur baterinë e mjetit