KORCE - Dy ditë pas video mesazhit të ISIS se do të ketë sulme në Ballkan, ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Çako ka thënë se partneriteti kundër terrorizmit është një prioritet dhe ka shprehur vendosmëri për siguri ndaj qytetarëve.
“Kërkoj vemëndje të shtuar nga të gjitha strukturat. Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin e të prodhojmë rend e siguri për qytetarët, pa u stepur nga video mesazhet me përmbajtje terroriste”, është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, edhe zv/drejtori i Përgjithshëm për Krimet e Rënda Ardian Çipa kërkoi nga strukturat e policisë bashkëpunim me strukturat e Antiterrorit për të parandaluar çdo akt të mundshëm terrorist.
“Të bashkëpunoni me strukturat e antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për të marrë çdo informacion për ndonjë element me tendenca terroriste me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm terrorist.
Luftoni pa kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme”, u shpreh Ardian Çipa.
Haki Çako dhe Ardian Çipa i bënë deklaratat gjatë një takimi me strukturat e policisë në qarkun e Korçës.
Ndërsa kryetari i forumit mysliman të Shqipërisë, Roald Hysa në një intervistë për A1 report tha se ata që i janë bashkuar ISIS nuk kanë formimin e duhur teologjik e kulturor.
"Pjesa më e madhe e këtij kontigjenti janë njerëz të margjilanizuar në shoqëri, njërëz që nuk kanë marrë arsimin e duhur, njërëz që nuk kanë punuar asnjë ditë, nuk dimë se me çfarë janë marrë po kryesisht defektet më të mëdha që paraqesin këta nuk kanë arësim dhe ato mësime që kanë marrë prej fesë nuk reflektojnë të kërcënosh njerëzit, t’i presësh kokat në mëyrë demonstrative.
Kjo është të bësh terror, islami nuk është terror vetë fjala islam ështe paqe", u shpreh Roald Hysa për A1 Report.
Hysa nuk e cilëson si rrezik për Shqipërinë apo vendet e rajonit video-mesazhin e publikuar nga ISIS.
ZGJEDHJET VENDORE, HAKI ÇAKO: POLICËT MOS IMPLIKOHEN NË ASNJË ANË POLITIKE
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për ruajtjen e rendit gjatë zgjedhjeve vendore për Bashkitë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkoi nga efektivët që të zbatojnë ligjin dhe të mos përfshihen në asnjë kah të politikës, në të kundër do të penalizohen.
“Unë dhe stafi im, jemi te vendosur te ndeshkojme cilin do punonjes policie qe do implikohet ne anen politike te cilit do krah.
Po ju percjell edhe porosinë e ministrit Saimir për zbatim korrekt të ligjit ndaj kujtdo që do të tentojë të cënoje procesin elektoral përsa i përket problematikës që mbulon policia”, tha Çako.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO