KORÇE - 33 vjeçari Tomi Misha është dhunuar edhe në ambientet e paraburgimit nga policia e Korces. Këtë pretendim ngrenë familjarët e të riut i cili një ditë më parë u shfaq në një video amatore teksa goditej nga efektivët e patrullës rrugore. 

Sipas prindërve të Mishë-s policët e kanë dhunuar djalin e tyre vetëm sepse gërvishti makinën e zv.drejtorit Arben Hyseni. 

Sipas detajeve më të fundit të policisë konflikti është nisur nga 33 vjecari I cili ka qëlluar duke i lënë shenja në fytyrë efektivin që do ta shoqëronte në polici pas aksidentit. 

Ky moment nuk shfaqet në videon e publikuar në A1report, pasi në pamje duket vetëm situata ku policët godasin të riun. 
 
Kjo është një foto e siguruar nga A1reprot e policit Robert Memellit mes me shenjat e dhunës të shkaktuar nga i riu i cili gjatë incidentit ishte i dehur.
 
Burime nga policia thanë për A1Rreport se familja efektivit Memelli është kërcënuar. 

Në videon e publikuar ditën e premte në a1Reprot duken dy policët Koco Kico dhe Robert Mememlli të cilët godasin vazhdimisht 33 vjecarin pas aksidentit që i ka shkaktuar makinës së zv.drejtorit. 

Shërbimi cështjve të brendëshme në polici pezulloi dy efektivët deri në përfundim të hetimeve. 

Po ashtu Gjykata e Korçës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për 33 vjecarin, i cili kundërshtoi policinë dhe drejtoi në gjendje të dehur automjetin.

polici korce
polici korce

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)