VIDEO/ E pabesueshme, autobusi i ekipit lë Mazzarrin në Romë dhe largohet pa trajnerin drejt Napolit! Tekniku merr taksi

VIDEO/ E pabesueshme, autobusi i ekipit lë Mazzarrin në Romë dhe largohet pa trajnerin drejt Napolit! Tekniku merr taksi

Walter Mazzari

Pas ndeshjes ndërmjet Romës dhe Napolit (2-0), trajneri i miqve, Walter Mazzari, kaloi një kohë të gjatë me shtypin pavarësisht humbjes. E gjithë procedura zgjati shumë, kështu që i rikthyeri në pankinën e Napolit humbi plotësisht sensin e kohës.

Skuadra e Napolit tashmë kishte hipur në autobus pas minutave të pritjes dhe më në fund ishte nisur drejt Napolit. Trajneri nuk ishte me ekipin dhe humbi autobusin.

La Repubblica raporton se “detyrat mediatike” të trajnerit të Napolit kanë kushtuar jo pak para. Ai duhej të paguante një taksi nga Roma deri në Napoli. Kamerat kapën trajnerin teksa ishte jashtë Stadio Olimpico të Romës dhe priste për një udhëtim. Mazzari u rikthye te Napoli në nëntor të këtij viti, 10 vite nga largimi i fundit, duke zëvendësuar Rudi Garcian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut