GOLAT/ Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A, Juventus fiton me 'shpirtin nëpër dhëmbë'! Roma shkëlqen 2-0 me Napolin

Serie A e futbollit mbylli javën e 17-të. Kjo e shtunë sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Juventusi mori tri pikë pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Frosinones. Interi mundi 2-0 Leçen duke ruajtur distancën me ndjekësit. Tri pikë edhe për Bolognan dhe Veronën. Në 20:45 Roma mundi  2-1 Napolin dhe i merr pozitën.

Në stadiumin "Benito Stirpe", Frosinone u mund 1-2 nga Juventusi për raundin e 17-të të Serie A. Sfida për "Zonjën" u zhbllokua pas 12 minutave lojë. Ishte 18-vjeçari Kenan Yildiz që në debutimin nga minuta e parë për Juven kaloi të tijtë në epërsi me një supergol. Talenti turk vlen 10 milionë euro dhe me driblimin e tre mbrojtësve e ndali sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Baez në të 51 minutë, para se Vlahovic në të 81 minutë të shënonte golin e tri pikëve për Juven. Serbi shënoi edhe në fundin e ndeshjes, gol që u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses Juve shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë. Frosinone me 19 pikë mban vendin e 14-të.

Bologna është surpriza e bukur e Serisë A këtë sezon. Të drejtuar nga Thiago Motta, kuqeblutë mundën 1-0 Atalantën për raundin e 18-të në kampionat. Pasi disa ditë më parë eliminuan Interin nga Kupa e Italisë duke e mposhur 1-2 në Milano, sot djemtë e Mottës kanë marrë tri pikë. Goli i Ferguson në minutën e 86-të vendosi gjithçka, me krosimin e Orsolinit që erdhi nga këndi. Me 31 pikë Bologna mban vendin e katërt, ndërsa Atalanta me 26 pikë renditet e shtata. Për bergamaskët në fushë ishte Berat Gjimshiti që u vlerësua me notën 7.0, duke qenë ndër më të mirët në këtë duel.

Inter nuk lëshon në shtëpi. Zikaltërit mundën 2-0 Leçen dhe siguron tri pikë të nevojshme për të qenë të qetë nga ndjekësit e Juventusit, për të kryesuar Serinë A. Për javën e 17-të, zikaltërit e Inzaghit nuk e vendosën në diskutim fitoren duke dominuar skuadrën kundërshtare, ku pjesë e puljezëve ishte edhe Ylber Ramadani. Goli i parë për Interin u shënua në minutën e 43-të nga Yann Bisseck, që me kokë shfrytëzoi krosimin e Calhanoglu. Në pjesën e dytë, pas një aksioni model dhe pasimi fantastik nga Arnautovic, Nicolo Barella shënoi golin e dytë. Për Interin 15 minuta luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Interi me 44 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Juventusi me 40 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në pozitën e 12-të.

Roma fitoi 2-0 kundër Napolit në superndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Kampionët e Italisë në fuqi shohin mos i "bëjë derman" as Mazzarri në stol, duke i dorëzuar Romës vendin e gjashtë në renditje. Sfida ishte e tensionuar, aq sa Mourinho në një moment u përplas me Kvarën, por gjithçka kaloi me këshillin, paçka se trajneri i Romës mori karton të verdhë. Në pjesën e dytë dueli ishte i luftuar, teksa Napoli mbeti me nëntë futbollistë në fushë pas daljes me karton të kuq të Politanos dhe Osimhen. Sfida u zhbllokua nga Pellegrini në të 76 minutë, teksa Lukaku në 90+5 "vulosi" gjithçka. Roma me 28 pikë mban vendin e gjashtë, një më shumë se Napoli që është një pozitë më poshtë.

Serie A - java 17-të:

12:30 Frosinone 1-2 Juventus

15:00 Bologna 1-0 Atalanta

15:00 Torino 1-1 Udinese

18:00 Inter 2-0 Leçe

18:00 Verona 2-0 Cagliari

20:45 Roma 2-0 Napoli

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
VIDEO/ Roma ul me 'këmbë në tokë' Napolin, e mund 2-0 dhe i merr vendin në renditje! Politano dhe Osimhen të kuq


Roma fitoi 2-0 kundër Napolit në superndeshjen e javës së 17-të në Serie A. Kampionët e Italisë në fuqi shohin mos i "bëjë derman" as Mazzarri në stol, duke i dorëzuar Romës vendin e gjashtë në renditje. Sfida ishte e tensionuar, aq sa Mourinho në një moment u përplas me Kvarën, por gjithçka kaloi me këshillin, paçka se trajneri i Romës mori karton të verdhë. Në pjesën e dytë dueli ishte i luftuar, teksa Napoli mbeti me nëntë futbollistë në fushë pas daljes me karton të kuq të Politanos dhe Osimhen. Sfida u zhbllokua nga Pellegrini në të 76 minutë, teksa Lukaku në 90+5 "vulosi" gjithçka. Roma me 28 pikë mban vendin e gjashtë, një më shumë se Napoli që është një pozitë më poshtë.

 

 

Ora 20:21
Kristjan Asllani 'flirt' me golin, Falcone 'fluturon' në trekëndësh dhe i prish festën shqiptarit (VIDEO)

Kristjan Asllani luajti 15 minuta në fitoren 2-0 që Interi i tij siguroi kundër Leçes në Serie A. Mesfushori i Kombëtares krijoi një mundësi të artë për golin e tretë, por u ndal vetëm nga portieri mik. Në fundin e sfidës, Asllani lëshoi një "predhë" nga 25 metra që ishte destinuar për në rrjetë dhe vetëm ndërhyrja e Falconës bëri që dueli të mbyllej 2-0.

Ora 19:57
VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Interi pa problem kundër Leçes! E mund 2-0 dhe shkëputet nga Juvja


Inter nuk lëshon në shtëpi. Zikaltërit mundën 2-0 Leçen dhe siguron tri pikë të nevojshme për të qenë të qetë nga ndjekësit e Juventusit, për të kryesuar Serinë A. Për javën e 17-të, zikaltërit e Inzaghit nuk e vendosën në diskutim fitoren duke dominuar skuadrën kundërshtare, ku pjesë e puljezëve ishte edhe Ylber Ramadani. Goli i parë për Interin u shënua në minutën e 43-të nga Yann Bisseck, që me kokë shfrytëzoi krosimin e Calhanoglu. Në pjesën e dytë, pas një aksioni model dhe pasimi fantastik nga Arnautovic, Nicolo Barella shënoi golin e dytë. Për Interin 15 minuta luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Interi me 44 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Juventusi me 40 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në pozitën e 12-të.

Ora 17:14
VIDEO/ Eliminuan Interin nga Kupa, Bologna mposht edhe Atalantën e Gjimshitit


Bologna është surpriza e bukur e Serisë A këtë sezon. Të drejtuar nga Thiago Motta, kuqeblutë mundën 1-0 Atalantën për raundin e 18-të në kampionat. Pasi disa ditë më parë eliminuan Interin nga Kupa e Italisë duke e mposhur 1-2 në Milano, sot djemtë e Mottës kanë marrë tri pikë. Goli i Ferguson në minutën e 86-të vendosi gjithçka, me krosimin e Orsolinit që erdhi nga këndi. Me 31 pikë Bologna mban vendin e katërt, ndërsa Atalanta me 26 pikë renditet e shtata. Për bergamaskët në fushë ishte Berat Gjimshiti që u vlerësua me notën 7.0, duke qenë ndër më të mirët në këtë duel.

Ora 15:35
VIDEO/ Talenti i 'Zonjës' shënon supergol në debutim, Juventusi fiton 1-2 në transfertë


Në stadiumin "Benito Stirpe", Frosinone u mund 1-2 nga Juventusi për raundin e 17-të të Serie A. Sfida për "Zonjën" u zhbllokua pas 12 minutave lojë. Ishte 18-vjeçari Kenan Yildiz që në debutimin nga minuta e parë për Juven kaloi të tijtë në epërsi me një supergol. Talenti turk vlen 10 milionë euro dhe me driblimin e tre mbrojtësve e ndali sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Baez në të 51 minutë, para se Vlahovic në të 81 minutë të shënonte golin e tri pikëve për Juven. Serbi shënoi edhe në fundin e ndeshjes, gol që u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses Juve shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, katër pikë më pak se Interi kryesues. Frosinone me 19 pikë mban vendin e 14-të.

 

 

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!