Një pamje e rrallë është regjistruar në Shën Petersbur të Rusisë.

Në qiellin e këtij të fundit, dielli është parë të shfaqet në tre pozicione të ndryshmë duke lënë të shtangur banorët e vendit.

Ky diell i trefishuar ka ardhur si pasojë e një fenomeni të rrallë natyror. Dy diejt e tjerë “fallco” janë rezultati i reflektimit të atij realit nëpërmjet grimcave të kristalta ajrore.

Sipas kërkuesve të Akademisë së Shkencave Ruse, ky fenomen mund të shihet kudo në botë por nuk është shumë i qartë dhe vihet re më shumë gjatë kohës që dielli qëndron i zbehtë midis reve.

Nikolay Zheleznov, shkencëtar i Institutit të Astronomisë bën me dije se kjo është një formë normale e fenomenit dhe se ka dhe pamje akoma më spektakolare që mund të formohen.

Me poshte shfaqen pamjet e mrekullueshme që vijnë nga Rusia.