Në fshatin Ladorisht të Strugës, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, kamerat e sigurisë së një banese kanë regjistruar një pamje jo të zakonshme.

Një ari i cili ka kaluar midis banesave në një lagje tepër të banuara të fshatit në orët e para të mëngjesit të sotëm, është kapur nga kamerat e sigurisë së një vile. Për këtë situatë, banorët janë lutur të jenë të kujdesshëm nga sulmet e mundshme nga kafshët e egra.

Ngjarje ku arinjtë kanë dëmtuar koshere të bletëve së fundmi janë bërë të shpeshta dhe në zonat e juglindjes së Shqipërisë.