VIDEO/ E pazakontë në Champions League, stadiumi kthehet në 'arenë lufte' për çështje politike

VIDEO/ E pazakontë në Champions League, stadiumi kthehet në 'arenë lufte' për çështje politike

Hedhja e sendeve në fushë

MALTË - Champions League zhvilloi këtë të martë ndeshjet e para për turin e parë kualifikues. Dueli mes Hamrun dhe Maccabi Haifa i zhvilluar në Maltë nuk ishte i qetë sa duhej, me arbitrin që u detyrua të ndërpriste ndeshjen në minutën e 55-të, për shkak të përleshjeve të shumta mes tifozëve të dy skuadrave.

Me ndeshjes që ishte 0-2 për miqtë nga Izraeli, tifozët vendas nisën me thirrjet "Palestinë, Palestinë". Kjo ka nervozuar tifozët e shumtë miq në stadium, që kanë nisur më pas përleshjen.

U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe më pas arbitri të kthente skuadrat në fushën e lojës për pjesën e mbetur të ndeshjes. Në fund miqtë fituan 0-4 në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt për në turin e dytë të Champions League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini