Duket tepër e çuditshme, por është e vërtetë. Videoja e më poshtme tregon një moment të paimagjinueshëm, teksa një peshk i gatuar lëviz nga pjata dhe del jashtë.
Kjo ka lënë me gojë hapur kinezët, të cilët ishin bërë gati të konsumonin një vakt të shijshëm, por që peshku i porositur i ka habitur. Sapo kamerieri ka sjellë pjatën e peshkut, ky i fundit ka ‘fluturuar’ dhe ka dalë jashtë pjatës.
Dy burra mund të shihen duke u larguar nga tryeza e ngrënies, pasi peshku fillon të lëvizë.
Komento