Video e re nga Kuvendi, Mehmetaj si Kryemadhi, në vend të çizmes godet Ramën me ...

Video e re nga Kuvendi, Mehmetaj si Kryemadhi, në vend të çizmes godet Ramën me ...

Një seancë e tensionuar dhe kaotike është zhvilluar sot për dy orë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.

Deputetët gjuajtën me miell e shishe uji ndaj Ramës, ndërsa një tjetër video e re është publikuar nga seanca e tensionuar. Në video duket deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila niset që nga salla e Kuvendit dhe i afrohet Ramës, duke e gjuajtur me shishen e ujit që mbante në dorë.

Kujtojmë se në seancën e fundit të vitit 2017, kur do të zgjidhej kryeprokurorja Arta Marku, u zhvillua një seancë e tillë e tensionuar, ku ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila hoqi çizmen në Kuvend dhe tentoi të godasë Ramën.

Një gjest i tillë sot është ndjekur nga deputetja Mehmetaj, e cila ka përdorur shishen e ujit, duke i hedhur kryeministrit ujë.


Lajmi kryesor:

Miell, vezë dhe shishe uji, dy orë kaos dhe dhunë nga opozita në Kuvend/VIDEO+FOTO


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Qeveria miraton bonusin e pranverës  50 - 10 mijë lekë për pensionistët

Qeveria miraton bonusin e pranverës 50 - 10 mijë lekë për pensionistët