Situata në seancën e djeshme në Kuvend degradoi në ofendime deri gati në konfrontime fizike. Gjithçka nisi pas një fraze të Taulant Ballës kundrejt deputetes demokrate Albana Vokshi, së cilës i tha “për ty kam numrin 0900”. Kjo irritoi demokratët dhe krijoi një situatë kaosi në Kuvend, pasi PS kërkoi kalimin direkt në votim pas orëve seancë maratonë.

Gazment Bardhi iu kundërpërgjigj Taulant Ballës duke i thënë se është “mësuar me kur*at në partinë e tij”. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dha 5 minuta pushim, por edhe gjatë kësaj hapësire situata nuk ishte qetësuar, përkundrazi “gjakrat” mes demokratëve dhe socialistëve ishin nxehur edhe më shumë.

Në pamjet që solli Report Tv, sapo seanca rinisi, Klevis Balliu shihet duke u përplasur me Taulant Ballën. Por në këtë pamje të re që është publikuar nga momenti i sherrit, dëgjohet edhe fjalori vulgar që përdorin deputetët demokratë. Në momentin e përplasjes, dikush nga opozita dëgjohet të thotë “unë do të q* në b*thë”.