Në barkun e një gjarpri gjigant është gjetur një gjarpër tjetër po aq gjigant. Disa burra kanë zbuluar një gjarpër të ngordhur, po diçka të çuditshme kanë pikasur në trupin e tij. 

Stomaku i gjarprit ishte shumë i fryrë dhe kjo i ka shtyrë ata që të çanin barkun e gjarprit për të parë se çfarë ndodhet brenda. Duke përdorur një thikë ata kanë çarë barkun e gjarprit dhe kanë zbuluar që në stomakun e tij, ndodhej një gjarpër tjetër gjigant.