Jeta e një gruaje ne Angli ka qenë në fije të perit.
 
Duke kaluar në trotuar ajo është ndeshur me një vrapues, që po vinte në drejtim të kundërt.
 
Për arsye krejtësisht të panjohura ai e shtyn gruan dhe ajo rrëzohet në rrugë në rrugë kur pranë saj po lëvizte një autobus.
 
Shoferi shmang gruan duke lëvizuar timonin në krahun tjetër.
 
Ngjarja shokuese ka ndodhur për disa sekonda në Putney Bridge të Anglisë.
 
Nga kamerat e sigurisë, shikohet se vrapuesi i paidentifikuar është një person  rreth të 30-ave, me kapele dhe ai vazhdon të vaprojë pa e vënë re se cfarë po ndodhte pas tij.
 
˝Viktimia po përpiqej tˈi fliste personit por ai nuk donte tˈia dinte dhe vazhdoi vrapimin ˝, deklaroi zëdhënësi i Policsë në Putney.
 
Ai i ka bërë thirrje të riut anglez të komunikojë me policinë ose dëshmitarëve të incidentit.