Real Madrid humbi 1-0 me Valencian në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e 35-të në La Liga. Dueli u vendos nga goli i Lopez në të 33 minutë, teksa vëmendjen e mori sulmi me baza racore kundër Vinicius Junior.
Sulmuesi i Real Madrid ra preh e një sulmi të pakuptueshëm racist nga thuajse gjithë stadiumi "Mestalla". Tifozët kanë bërtitur në kor "majmun", me miqtë që nuk i kanë mbajtur nervat duke reaguar edhe ndaj tifozëve.
Në fundin e ndeshjes vetë Vinicius u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka reaguar ashpër. "Ishte një situatë shumë e rëndë, atmosfera ishte e keqe. E pyeta Vinin nëse donte të zëvendësohej, por edhe në atë rast ishte keq sepse i gjithë stadiumi ishte përfshirë nga koret raciste. Unë jam trajneri dhe lojtarët duhet t’i zëvendësoj nëse nuk janë mirë apo për arsye teknike, jo për racizëm.
Nuk kisha para kurrë më parë diçka të tillë, ishte e papranueshme dhe Liga spanjolle ka një problem madhor. Vinicius nuk është problemi, ai është viktima. Nuk mund të luash futboll në një atmosferë të tillë, kështu do të flisja edhe në rast fitoreje. Në fund e ndëshkuan edhe me karton të kuq, jemi në vitin 2023 dhe racizmi nuk duhej të ekzistojë”, u shpreh Ancelotti.
Në fundin e ndeshjes braziliani doli me karton të kuq nga loja, ndërsa ka reaguar ashpër duke thënë se ai është viktima e një ngjarje absurde.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.3%
-
Jo
76%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vedat Muriqi i shënon Realit të Madridit në minutën e 91-të, Mallorca thyen 2-1 ‘Galaktikët’
4 Prill, 19:19
-
Fede Valverde: Mendova se do të më përjashtonin nga Real Madridi pas asaj që i bëra djalit të trajnerit Zidane
2 Prill, 14:16
-
Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës
31 Mars, 18:02
-
VIDEO/ Sylvinho ‘kyç gojën’ për të ardhmen, trajneri para miqësores kundër Ukrainës: Do bëjmë 3-4 ndryshime në formacion, lojtarët më thonë ‘jam edhe unë këtu’
30 Mars, 16:57
-
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore në Valencia
28 Mars, 20:55
-
Miqësorja me Ukrainën, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia (VIDEO)
28 Mars, 13:53
-
VIDEO/ Spektakël në miqësoren e luksit, Franca fiton 2-1 kundër Brazilit në SHBA! Mbappe shënon gol fantastik
27 Mars, 11:46
-
Vinicius 'show' dhe fenomeni Valverde, Reali fiton me përmbysje derbin e Madridit! Inter gabon 3 javë me rradhë, afrohet Milan (VIDEO)
23 Mars, 09:50
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Man. City dhe Chelsea! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali, PSG e Sportingu i Lisbonës
17 Mars, 22:52
-
Miqësoret e marsit, Carlo Ancelotti e lë Neymarin sërish jashtë listës së Brazilit
17 Mars, 13:48