VIDEO/ Edon çfarë po bën? Pas golit dhe festës kuqezi, Zhegrova lëshon përtokë flamurin kombëtar

VIDEO/ Edon çfarë po bën? Pas golit dhe festës kuqezi, Zhegrova lëshon përtokë flamurin kombëtar

Edon Zhegrova dhe festa me flamurin shqiptar

Edon Zhegrova shkëlqeu të mërkurën në Madrid, ndërsa supergoli i tij i hapi rrugë përmbysjes që Lille siguroi me rezultatin 1-3 kundër Atleticos. Pas supergolit dhe tri pikëve, Edon Zhegrova ndau festën me shqiptarët në tribunë.

Një djalosh i dhuroi flamurin kombëtar dhe plisin, ndërsa sulmuesi i Kosovës i mori me vete në dhomat e zhveshjes. Aty festa ishte më e madhe, teksa kolegët e Lille festuan me "shqiponjë".

Në një moment, pas festës me flamurin kuqezi, Zhegrova e lëshon këtë të fundit në tokë, çka ka ndezur reagime dhe pakënaqësi. Një gjest i pa menduar në festë e sipër, me komentet në kanalet e komunikimit që kanë qenë të "pamëshirshme".

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot