VIDEO/ Egnatia dhe Erzeni 2 gola me asnjë fitues, Teuta fiton me Kastriotin! Kukësi prek fundin e Superligës

Skuadra e Egnatias

Superliga shqiptare mbylli javën e 16-të dhe këtë të shtunë u zhvilluan dy ndeshjet e mbetura. Në 13:00 në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Erzeni barazuan 1-1. Në 16:00 në "Niko Dovana" Teuta mundi 2-0 Kastriotin. Pas javës së 16-të, Partizani qëndron në krye të renditjes me 29 pikë, një më shumë se Tirana ndjekëse. Në vendin e tretë dhe katërt me 25 pikë qëndrojnë Egnatia dhe Vllaznia, teksa në fund Bylis, Teuta dhe Kukësi.

Në stadiumin "Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia barazoi 1-1 me Erzenin. Në pjesën e parë skuadrat nuk prodhuan gola, duke lënë protagonizmin në 45 minutat e dyta. Gjithçka nisi në minutën e 55, kur Jackson kaloi në avantazh Egnatian nga pika e bardhë e penalltisë e akorduar me VAR. Vetëm tre minuta më vonë, në zhvillimet e një këndoreje, Sadiki barazoi 1-1 për Erzenin. Në minutat në vijim, VAR anuloi nga një gol për dy skuadrat. Në fillim Jackson dhe më pas Alan nuk gëzuan dot. Me këtë barazim, Egnatia shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Erzeni në vendin e pestë me 23 pikë.

Teuta fitoi 2-0 me Kastriotin për javën e 16-të në Superligën shqiptare. Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, vendasit e Edi Martinit kontrolluan lojën dhe shënuan golin e parë në minutën e 45 me Lorenco Vilën. Edhe pjesa e dytë foli për durrsakët, teksa Aldrit Oshafi në minutën e 68 shënoi golin e qetësisë. Me 17 pikë Teuta qëndron në vendin e parafundit të klasifikimit, ndërsa Kastrioti me 18 pikë mban vendin e shtatë.

Rezultatet e javës së 16-të:

Laçi 1-2 Tirana

Bylis 0-0 Kukësi

Partizani 1-2 Vllaznia

Egnatia 1-1 Erzeni

Teuta 2-0 Kastrioti

Renditja pas javës së 16-të:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
VIDEO/ Teuta rikthehet te fitorja, durrsakët i marrin tri pikë Kastriotit

Teuta fitoi 2-0 me Kastriotin për javën e 16-të në Superligën shqiptare. Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, vendasit e Edi Martinit kontrolluan lojën dhe shënuan golin e parë në minutën e 45 me Lorenco Vilën. Edhe pjesa e dytë foli për durrsakët, teksa Aldrit Oshafi në minutën e 68 shënoi golin e qetësisë. Me 17 pikë Teuta qëndron në vendin e parafundit të klasifikimit, ndërsa Kastrioti me 18 pikë mban vendin e shtatë.

Ora 15:32
VIDEO/ 2 gola, penallti dhe anullime me VAR! Egnatia dhe Erzeni ndajnë pikët

Në stadiumin "Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia barazoi 1-1 me Erzenin. Në pjesën e parë skuadrat nuk prodhuan gola, duke lënë protagonizmin në 45 minutat e dyta. Gjithçka nisi në minutën e 55, kur Jackson kaloi në avantazh Egnatian nga pika e bardhë e penalltisë e akorduar me VAR. Vetëm tre minuta më vonë, në zhvillimet e një këndoreje, Sadiki barazoi 1-1 për Erzenin. Në minutat në vijim, VAR anuloi nga një gol për dy skuadrat. Në fillim Jackson dhe më pas Alan nuk gëzuan dot. Me këtë barazim, Egnatia shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Erzeni në vendin e pestë me 23 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja