VIDEO/ Egnatia fiton 0-2 në udhëtim me Laçin dhe kryeson Superligën, golat për Dwamenan

VIDEO/ Egnatia fiton 0-2 në udhëtim me Laçin dhe kryeson Superligën, golat për Dwamenan

Laçi 0-2 Egnatia


Në Laç, vendasit e Mirel Josës u mundën 0-2 nga Egnatia. Rrogozhinasit ishin më të saktë gjatë gjithë duelit, paçka se takimi u vendos në pjesën e dytë. Duhej goli i Ndrecës në minutën e 48-të për të zhbllokuar gjithçka, teksa e gjithë skuadra e Egnatias ia dedikoi golin kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena. Kur u duk se kurbinasit do gjenin golin e barazimit, ishte Isgandarli që në minutën e 79-të shënoi golin e dytë për miqtë e Edlir Tetovës. Tanimë me 30 pikës pas javës së 14-të, Egnatia kryeson e vetme Superligën, duke lënë pas me dy pikë Partizanin (një ndeshje më pak). Laçi me 16 pikë mban vendin e shtatë.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri