VIDEO/ Pamjet ekskluzive të 'Far West' në mes të qytetit, Tauland Gjikaj në përplasjen me armë me grupet kundërshtare

Taulant Gjikaj (Beqiraj), 31-vjeçari i cili është ekzekutuar sot teksa po ecte në trotuar në Vlorë nuk është një emër i panjohur për autoritetet ligjzbatuese. Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.  ​E gjithë ngjarja ndodhi në kulmin e lëvizjeve.

REPORT TV siguroi ato kohë pamjet ekskluzive të përplasjes me armë zjarri ku u përfshinë dy grupe kriminale me katër makina.

Fillimisht është një makinë tip Mercedes-Benz S-Class, e cila bllokon rrugën dhe më pas vjen “Fiat Punto’ duke u  bllokuar në rrugë. Pas ‘ Fiatit’ vjen një makinë tjetër tip “Benz ML” e cila ndalon menjëherë pas tij. Në këto momente dalin personat nga “ML”-ja dhe drejtohen për tek makina tip “Fiat” ku ndodheshin tre persona, Elis Llanaj, Taulant Beqiraj dhe një tjetër. Në këto momente, makina tip ‘Fiat’ tenton të largohet duke u përplasur me ‘Benz”-in. Personat e dalë nga “ML” Gazmir Canaj me dy persona të tjerë hapin derën e “Fiatit” dhe fillimisht njëri nga personat që kishte kallashnikovin në dorë qëllon me pjesën e pasme pasagjerin e “Fiatit”.

Më pas fillon shkëmbimi i zjarrit nga brenda makinës “Fiat”, në atë moment pala tjetër që ishte drejtuar nga ana e shoferit ka qëlluar në drejtim të tij. Sapo ka filluar shkëmbimi i zjarrit është afruar edhe një person tjetër nga makina e parë “Mercedes-Benz S-Class” e cila kishte bllokuar rrugën. Ai ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë grupit që kishte organizuar pritën duke qëlluar me armë. Pasi ka përfunduar aksioni nga ana e personave të dalë nga “ML” tërhiqen dhe njëri nga ata mbush kallashin dhe qëllon në drejtim të pasagjerit të tretë, që ndodhen në pjesën e pasme të “Fiatit”. Në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

Sapo mbaron shkëmbimi i zjarrit e gjithë në rreth 60 sekonda, shoferi i makinës “Fiat” që ishte shtrirë në tokë ngrihet dhe drejtohet për në pjesën e kishës për t’u larguar. Në atë moment vjen shoferi i makinës tip “Golf” dhe merr makinën duke tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit, Taulant Beqiraj me Eris Llanajn nga njëri grup dhe Gazmir Canaj nga grupi tjetër u dërguan në spital, ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë E.M. dhe P.A. që ishin në makinën tip Mercedes-Benz S-Class. Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja kallashi dhe pistolete, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet e përplasjes me armë të bandave.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Ekzekutohet 31-vjeçari, u arrestua dhe u lirua 2 herë! Hetimet për larje hesapesh të drogës dhe përplasjen e frikshme me armë të ndodhur në 2018


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur