VIDEO ekskluzive/ Momenti kur Agim Kajmaku shoqërohet për në qeli nga karabinierët dhe Guardia Di Finanza pas arrestimit! U prangos me 20 kg kokainë

Ky është momenti kur ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në qeli nga forcat e rendit të Italisë, karabinierët dhe Guardi di Finanza. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon e shoqërimit të tij nga 4 makina. Siç duket edhe nga pamjet Kajmaku është prangosur pranë biznesit të luleve, ku Kajmaku ndërronte vazot dhe i mbushte me drogë.

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku  u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Lajm në përditësim...

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë