MILANO- Mediat italiane kanë publikuar videon e kamerave të sigurisë, ku duket qartë shqiptari Kastriot Zhupa që ekzekuton me gjakftohtësi dy persona (nje shqiptar dhe një maroken) dhe ndjek për të vrarë një të tretë (kushëririn e shqiptarit). Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar në Milano të Italisë. Zhupa dyshohet edhe për ngjarje të tjera kriminale në Itali, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për një vrasje të trefishtë të ndodhur në vitin 2012 në Lezhë.

....
Në video duket qartë kërcënimi dhe më pas ndjekja e viktimave nga ana e shqiptarit Kastriot Zhuba, i arrestuar tashmë nga policia italiane për vrasjen e Arben Kthellës dhe muratorit maroken Ibrahim Sharara, ndërsa ka arritur të shpëtojë shqiptari tjetër Mondi Kthella.

Shënon ora 9 e mbrëmjes dhe Zhuba duket qartë në video, përballë një lokali, ndërkohë që kërcënon viktimat e tij me një lëvizje të dorës, të tipit: “Prisni, do të kthehem”. Ndërsa situata përballë lokalit duket e qetë, fotogramet e tjera demonstrojnë se si Zhuba ka ndjekur për një distancë të gjatë shqiptarin Mondi Kthella drejt një parku, ku ky i fundit ka shpëtuar  duke u fshehur nga errësira e natës dhe bimësia përreth.

zhuba1

(Ne foto: Kastriot Zhuba duke kercenuar kusherinjte Kthella)

Ndjekja e tipit “Far West” ka ndodhur në afërsi të një parku në rrugën “Longoni”, ku Mondi Kthella, siç shihet dhe në video, ka mundur të shpëtojë nga vrasësi dhe pse ndiqej me vrap nga një distancë tepër e afërt.

zhuba2

(Ne foto: Mondi Kthella, personi qe arriti t'i shpetonte vrasesit)

Ajo që godet, me sy të lirë, është qetësia me të cilën Zhuba, pasi nuk arriti dot të gjejë Mondi Kthellën, kthehet të përfundojë me gjakftohtësi ekzekutimin e kushëririt, Arben Kthella.

zhuba3

(Ne foto: Kastriot Zhuba duke u kthyer "me qetesi" pasi deshtoi ne ekzekutimin e Mondi Kthelles)

Kastriot Zhuba, i arrestuar për vrasjen e 2-fishtë që tronditi Italinë pak ditë më parë, është autor i një ekzekutimi të 3-fishtë me kallashnikov të ndodhur më 24 shtator të vitit 2012 në Shqipëri. Zhuba ekzekutoi me armë fqinjin së bashku me prindërit në një fshat të Lezhës.

Sakaq, shtetasi maroken Ibrahim Sharara një viktimat e të shtënave në Milano, ishte vetëm një kalimtar, i cili u përpoq të bënte rezistencë teksa i vidhej makina. Ai nuk kishte asnjë lidhje me shqiptarët Arben dhe Mondi Kthella.

Ende nuk ka të dhëna për motivet e kësaj ngjarje të rëndë, nuk dihen lidhjet mes autorit Zhuba dhe dy kusherinjve Kthella, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)