Barcelona kaloi Betis pas 120 minutave lojë dhe penalltive. Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës foli për katalanasit, që iu falën penalltive pas 120 minutave lojë. Tanimë të hënë (16 janar) në Arabinë Saudite finalja e Superkupës së Spanjës do jetë Barcelona - Real Madrid.
Në stadiumin "International" në Riad, 90 minutat e ndeshjes u mbyllën 1-1. Dueli shkoi në shtesën me 30 minuta, me skuadrat që shënuan edhe dy herë të tjera për 120 minuta të mbyllura 2-2. Lewandowski dhe Fati kaluan dy herë Barçën në avantazh, me Fekir dhe Moron që barazuan.
Pas kohës së rregullt dhe shtesës së mbyllur 2-2, "ruleta e penalltive" i buzëqeshi Barcelonës (4-2), për të vendosur finalen e Superkupës (Real Madrid - Barcelona).