VIDEO/ Elbasani i blinduar
tifozët: Sonte do të fitojmë 2-0

VIDEO/ Elbasani i blinduar<br />tifozët: Sonte do të fitojmë 2-0
Helmeta, armatosje maksimale, qenë anti- eksploziv, agjentë të SHISH e Mossad, por mbi të gjithë edhe mbi 2000 forca.
 
Kjo është panorama që ofron stadiumi 'Elbasan Arena' pak orë para ndeshjes. Tifozët prej një ore kanë filluar hyrjen në stadium nën kontrolle të rrepta nga policia.
 
Mbështetësit kuqezinj janë ata që po vuajnë më shumë nga masat, pasi duhet të qëndrojë në stadium për disa orë para ndeshjes duke shpresuar mos të ketë reshje shiu.
 
Aktualisht nuk ka reshje shiu në Elbasan dhe shpresojmë që të mos ketë deri në përfundim të ndeshjes.
 
Tifozëve u lejohet në stadium vetëm një mushama për shiun dhe asgjë tjetër.
 
Por, pavarësisht kushteve dhe masave të forta, tifozët kuqezinj të veshur me simbolet kombëtare kanë ndezur atmosferën në stadiumin 'Elbasan Arena'.
 
Tifozët shprehen optimistë para ndeshjes dhe presin një fitore të Shqipërisë. "Besoj që sonte do të fitojmë përballë Izraelit dhe kam besim se do të kualifikohemi në Rusi 2018. Sonte besoj se do të fitojmë 2-0 nëse nuk do të bjerë shi, ndërsa në do të ketë shi do të fitojmë 2-1".
 
Ndërsa përsa i përket ndeshjes së Kosovës, nga nja tifozët thekson se "Kemi vetëm një kombëtare, Kosova përfaqëson vetëm një krahinë të Shqipërisë".
 
Ka mbërritur në stadiumin e Elbasanit edhe ekipi i Izraelit nën masa të rrepta sigurie, por nuk ka pasur asnjë incident.

Formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Lenjani, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi dhe Balaj.

[gallery]19625[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes