Modelja Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë vetëm një muaj më parë ku solli në jetë vajzën e saj Mia.  Modelja është një nga personazhet që ndan më shumti postime me vajzën e saj në Instagram.

Pak më parë Emina ka publikuar një video ku mban vogëlushen në duar dhe i këndon një ninullë. E veçanta e kësaj është se ajo i këndon të voglës në gjuhën shqipe. ‘Mias i pëlqen të më dëgjojë duke kënduar, sidomos kur i këndoj asaj në shqip’- shkruan ajo.

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on