Video epike/ Demokratët tentojnë të prishin takimin e PS me dron në Tropojë, por dështojnë! Berisha del blof duke e censuruar videon

Fushata elektorale e 2021 për zgjedhjet e 25 prillit përtej retorikave politike dhe akuzave të ndërsjellta ka dhe momentet e saj argëtuese. Në tentativë për larguar vëmendjen nga gafat e Lulzim Bashës apo videon ku shfaqet duke fjetur gjumë në makinë, demokratët kanë tentuar të prishin një takim elektoral të kundërshtarit.

Një gjë e tillë ka ndodhur nga demokratët e Tropojës, të cilët kanë tentuar të prishin një takim elektoral të kandidatit të PS-së në Kukës, Petrit Malaj, takim që po zhvillohej në një fushë sporti.

Demokratët tropojanë kanë ngritur një dron që mban flamurin e PD me shpresën se po prishin aktivitetin e PS, por plani nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi droni është penguar me hekurat rrethues të fushës së sportit dhe është rrëzuar pa mundur as të bjerë në sy të personave të mbledhur aty e jo më të prishi aktivitetin.

Mirëpo ky dështim plani është paraqitur krejt ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka zgjedhur të publikojë vetëm një pjesë të videos duke krijuar idenë se flamuri i PD valvitet kudo në Tropojë, duke e paraqitur si fitore.

"Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepëse!! sb" shkruan Berisha krahas videos jo të plotë duke e nxjerrë totalisht nga realiteti.

Mesa duket si çdo gjë që tenton të bëjë Lulzim Basha nuk rezulton e suksesshme, përkundrazi.

VIDEO e censuruar e postuar nga Sali Berisha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
PD i ngriti dronin për t’i prishur takimin elektoral, Malaj: Shqiponjat s’merren me sorrat! Tropoja do të japë sinjalin e pritur për 30 vite (VIDEO)

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj ka reaguar për dronin që disa demokratë kanë tentuar të ngrinin me flamurin e PD për të prishur aktivitetin e  socialistëve në Tropojë. Duke postuar videon e plotë ku droni shfaqet duke u rrëzuar, Malaj shkruan se kjo është përgjigja  për ata që kanë dezinformuar me këtë gjë, ku një prej tyre ishte Sali Berisha i cili censuroi videon.

Malaj shkruan se ai nuk ndikohet nga disa çapaçul, të cilët i krahasoi me sorrat që i bien më qafë shqiponjave. Sa më lartë të ngjiten socialistët, shkruan Malaj, sorrat do të bien vetë poshtë dhe do të largohen

"Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë. Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojanë me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik! "I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë". Në 25 prill, Tropoja do të japë sinjalin e pritur për 30 vite!", shkruan Malaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 10/04/2021 07:22

    SHPELLARET DHE DEBILET E PD NE AKSION. SI ESHTE E MUNDUR NE PARTINE E TALEBANEVE NUK KA NJE NJERI NORMAL XHANEM. TE GJITHE DEBILA DHE HAJVANE ME KRYEKRIMINELIN SALI QEN SHIQERE BERISHA NE KRYE.

    Përgjigju
  • Labi: 10/04/2021 03:49

    Duan te bejn ate qe beri rama ne beograd qe ngriti dronin. Por harojn qe hengren dru ata ne brograd e karige kokes sic hengren dru kta te pd's edhe i u thyhen brinjet ne elbasan. Pastaj dalin kerkojn te drejtat neper kanale televizive qe "pse nuk esht arestuar njeri" hem u ha kurrizi hem ankohen kur ja kruan dikush. Do shpetojm na kta plehra ne 25 prill.

    Përgjigju
  • Bravo triumfon e mira: 09/04/2021 22:52

    Haha sa e forte kjo. Turp qe jane po ata qe kane qene, çingije qe prishin konvertin.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/04/2021 21:49

    Shkurt mesjetar. Duhen mjaft vite, gjynah duan te shkojn ne europ. Kan shkuar dem 30 vite, duhen edhe 30 te tjera

    Përgjigju
    • Ergys: 10/04/2021 04:32

      E ke thene mire:kane shkuar dem 30 vjet.I eci UDB kur krijoi PD ne Shqiperi me kryetar Sali Karaxhicin.

    • Ergys: 10/04/2021 04:28

      E ke thene mire:kane shkuar dem 30 vjet.I eci UDB ne Shqiperi kur krijoi PD me Sali Karaxhicin kryetar.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë