Basha i përgjigjet Ramës duke kënduar me këngën e Unikatil: Ku i ke shokët?

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale. Në makinë duke udhëtuar, me në sfond këngën e Unikatil, kreu i Euroatlantikëve shfaqet duke kënduar një pjesë të tekstit 'ku i ke shokët', duke ironizuar eksponentët e PS që janë në burg.

"O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?…", shkruan Basha krahas videos.

Kryeministri Rama e ironizoi me një video 'premierë' të titulluar 'Zgjimi i Lulit'. Kryesocialisti iu përgjigj komenteve ironike të Bashës të bëra një ditë më parë, teksa tha se kishte vendosur që të hynte në listën e mbyllur të Tiranës pasi mori vesh se kreu i koalicionit Euroatlantik ishte zgjuar nga gjumi. 


Lajmi kryesor:

‘Zgjimi i Lulit’, Rama ndan videon ‘premierë’ të Bashës: U futa në listë të mbyllur se u zgjove ti! Basha i përgjigjet duke kënduar këngën e Unikatilit (VIDEO)


Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë