VIDEO epike / Xhelal Mziu përmbys programin e Bashës dhe befason: Do dyfishojmë pagat në privat!

Teksa data e zgjedhjeve po afrohet me shpejtësi, kandidatët e opozitës kanë nisur të shfrenojnë fantazinë dhe të hapin thesin e premtimeve elektorale, duke u bërë qesharakë dhe fyer inteligjencën e zgjedhësve. Protagonist i ‘perlës’ së radhës është Xhelal Mziu, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Dibër. Gjatë një fjalimi elektoral, Mziu ka përmbysur platformën dhe premtimet elektorale të deritanishme të Lulzim Bashës, duke i tejkaluar ato në kufijtë e fantazisë. Mziu premton dyfishim të pagave në sektorin privat, të pagave në administratë, dyfishim të rrogave dhe pensioneve.

Asnjë qeveri nuk mund të rrisë pagat në sektorin privat, aq më tepër t’i dyfishojë. Qeveria mund të rrisë pagën minimale, madje edhe në këtë rast, rritja është e kushtëzuar nga zhvillimi ekonomik, pasi në të kundërt sektori privat shkon në falimentim për disa muaj. Pra, qeveria nuk mund të diktojë në asnjë rrethanë tavanin e pagave në sektorin privat. Nga ana tjetër, edhe pretimi i Xhelal Mziu për të dyfishuar pagat e administratës, është më e pakta një gënjeshtër nën ethet elektorale.

Në programin e Partisë Demokratike parashikohet rritja e pagave për disa kategori, por në asnjë rast nuk flitet për dyfishim. Basha premton rritjen e pagave të mësuesve deri në 60 %, me 15 % të pedagogëve, për mjekët deri në 1.2 mijë euro dhe për infermierët 700 euro. Për pjesën e tjetër të administratës, Basha ka premtuar reprezalje, në emër të reformës. Xhelal Mizu tallet me dibranët kur premton dyfishim të pensioneve, pasi në programin e PD-së parashikohet një rritje deri në 5 % në vit.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Texhep Bule Leka [ kepi ]: 21/04/2021 17:38

    Xhilol Mutziu do ta boj Shqiprin si Zvicra Shqiptarët do han e pin e do këndoj e Xhilali daullen do ta çpoi. O Zot çfar tmerri për Shqiptarët me politikan si xhilol mutziu.

    Përgjigju
  • tosi: 21/04/2021 16:21

    Do ju a dyfishoje pagat nga daullja e mbushur me 10 mijelekesha ne dore te Xhelalit rrumlluar, tape neper rruget e Kamzes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg