TIRANE - Erik Fullani, djali i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i cili “revoltoi” opinionin publik me jetën luksoze të një 20-vjecari që nuk ka punuar asnjë ditë, i është gjendur pranë babait të tij të ndodhur në birucë. Eriku është filmuar nga mediat, teksa shkon me makinë Skoda ngjyrë vishnje në ambjentet e drejtorisë së Policisë për t’i sjellë guvernatorit Fullani disa rroba).
FOTOLAJM/ Jeta në luks e djalit të guvernatorit FullanI, fshin djersen me 500 euro
FOTOLAJM/ Erik Fullani paguan gjobën 787 mijë lekë për makinën
Me dy canta në duar, që mbanin veshjet personale të të atit, Eriku është futur në ambjentet e drejtorisë së Policisë për të takuar babain e tij që ndodhet në izolim.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani pritet të qëndrojë në paraburgim deri të hënën ku pritet që Gjykata t’i komunikojë masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë në mungesë ndaj tij.
Kreu i institucionit më të lartë financiar në vend u arrestua mbrëmjen e së premtes në zyrën e tij, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës që coi në krijimin e terrenit për vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
Bashkë me të, Gjykata me kërkesë të prokurorisë mori vendimin e arrestit edhe për Inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi, e akuzuar gjithashtu për shpërdorim detyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO