Ernest Muçi po kalon një sezon të shkëlqyer me Legian e Varshavës, teksa ka shënuar nëntë gola këtë edicion. Polakët janë duke përgatitur pjesën e mbetur të sezonit në po zhvillojnë miqësore në Turqi.
Legia fitoi 3-1 kundër Dinamos së Kievit dhe golin e parë të sfidës e shënoi Ernest Muçi. 22-vjeçari përfitoi nga krosimi në të 31 minutë dhe me kokë e ndali sferën pas krahëve të Buschan, duke i hapur rrugë suksesit të të tijve.
Lojtari i Kombëtares është i lidhur me një kalim në Premier League, ndërsa edhe Celta Vigo në Spanjë pëlqen cilësitë e tij. Aktualisht vlera e tij në treg është 8 milionë euro, me Muçin që ka luajtur shtatë ndeshjes dhe ka shënuar dy gola me Kombëtaren.
Kontrata e tij me polakët skadon verën e 2025 dhe Legia nuk e lëshon pa 10 milionë euro. Vlen të theksohet se polakët në shkurtin e 2021 paguan vetëm 500 mijë euro për ta blerë nga Tirana, me bardheblutë që kanë mbajtur edhe 10 përqind të vlerës në rast të një rishitje të mundshme.