Ernest Muçi po kalon një moment fantastik në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shkëlqeu sërish të mërkurën duke shënuar dy gola në fitoren 1-6 të Trabzonsporit në fushën e Istanbulsporit, në kuadër të Kupës së Turqisë.

24-vjeçari fillimisht realizoi golin e barazimit të përkohshëm në pjesën e parë, duke rikthyer ndeshjen në ekuilibër. Në fraksionin e dytë, Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë për golin e tretë të Trabzonsporit, duke vulosur një paraqitje mjaft pozitive. Realizimi i dytë erdhi nga afro 28 metra largësi, duke bërë që shokët e ekipit t'i "pastronin këpucët", një festim për ata që kanë goditje të kalibruara.

Me këto dy realizime, Muçi shkon në kuotën e nëntë golave këtë sezon. Kujtojmë se 24-vjeçari është i huazuar nga Besiktasi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Janar, 18:35

    Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?