Premier League e futbollit në Angli nisi raundin e 31-të. Mesdita e së shtunës pa në fushë Evertonin dhe Arsenalin, me sy skuadrat që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Armando Broja luajti në fushë 25 minutat e fundit.

Ndeshja në "Goodison Park" nisi me raste nga të dyja palët. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Ishte Trossard që në minutën e 34 shënoi golin për "Topçinjtë", pas asistit të Sterling.

Në fraksionin e dytë Everton edhe me ndihmën e tifozëve kërkoi golin e barazimit. Duhej minuta e 49-të që Ndiaye të gjente ekuilibrat me penalltinë e kthyer në gol.

Megjithëse trajneri David Moyes hodhi në fushë edhe Armando Brojën në minutën e 65-të, ndeshja në fund prodhoi nga një pikë për secilin ekip. Arsenal bën një hap fals në garën për titullin kampion me Liverpool, teksa me 62 pikë ndodhet në pozitën e dytë. Ndërkohë Everton me 35 pikë ngjitet në pozitën e 14-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?