VIDEO/ Festa dhe përshëndetja
me Latifin në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Festa dhe përshëndetja<br />me Latifin në dhomat e zhveshjes
Vazhdon festa e lojtarëve të Skëndërbeut në dhomat e zhveshjes, ku djemtë përshëndesin dhe brohorasin për Liridon Latifin i cili luajti ndeshjen e fundit me grupin Korçar.
 
Latifi do të niset drejt Hungarisë, tek klubi i Pushkash Akademi që ka paguar pothuajse 1 mln euro për mbrojtësin e kombëtares dhe ka shumë nevojë për klasin e tij.
 
Ne videon e postuar nga klubi Korçar në Facebook shihet se si lojtarët thërrsin emrin e latifit dhe hedhin latifin në ajër.
 
Latifi flet i emocionuar për SuperSport dhe nuk e fsheh dëshpërimin për ndarjen me klubin që e bëri ky që është sot, “Çdo ndarje ka emocionet e saj. Kam dhënë shumë për këtë skuadër dhe skuadra ka dhënë shumë për mua. Jam munduar të jap gjithmonë 100%, tani jam shumë i mërzitur që po largohem, por kështu e ka futbolli.

“Jam shumë i kënaqur, këto fitore vlejnë shumë për klubin, që përfiton në çdo drejtim, por edhe për ne lojtarët. Tani do ta ndjek Skënderbeun sa herë të kemi mundësi. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime në Korçë dhe nuk i harroj dot”, shprehet Latifi tejet i emocionuar.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Vrau të bijën dhe italianin, video tronditëse shfaqet në sallën e gjyqit! Shqiptari Taulant Malaj nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin

Vrau të bijën dhe italianin, video tronditëse shfaqet në sallën e gjyqit! Shqiptari Taulant Malaj nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin