TIRANË-Klasat dhe sheshet e shkollave 9-vjecare të Shqipërisë janë të mbushura këto ditë me prindër, mësues dhe nxënës që festojnë për mësimin e plotë të abetares.

Kjo festë është një ditë tradicionale e arsimit shqiptar, që shënohet prej shumë vitesh sapo programet mësimore përfundojnë me të gjitha shkronjat e alfabetit. 

Edhe në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” nxënësit e klasave të para mbyllën librin më të dashur të shkronjave shqipe Abetaren. 

E në këtë ditë të shënuar ku shkronjat shqipe ndihen krenare nga këta fëmijë që kanë përmbushur misionin e dëshirën e tyre për të mësuar e për të festuar me këngë, valle, recitime, teatër e kërcime.

festa abetares

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)