Brohorimat e tifozëve të Napolit të pranishëm masivisht brenda dhe jashtë stadiumit "Maradona", me rastin e golave të Interit kundër Lazios (3-1) dhe mbi të gjitha të Oliverës (Napoli 1-1 Salernitana), sollën efekte të ngjashme me tërmetet me intensitet të ulët, me magnitudë rreth 2 ballë në shkallën Rihter.
Kjo u dokumentua nga një ekip i Departamentit të Strukturave për Inxhinierinë dhe Arkitekturën (Dist) i Universitetit të Napolit "Federico II", duke përpunuar të dhënat e monitorimit të kryer dje gjatë ndeshjes, kjo falë përshpejtuesve të instaluar.
Barazimi i të kaltërve dje nuk mundi që matematikisht t'i jepte titullin kampion Napolit në Serie A, me tifozët që e kthyen fundjavën në momente feste.