Argjentina fitoi 2-0 katër ditë më parë kundër Meksikës. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Messi, me "Pleshtin" që ka treguar se skuadra mund të mbështetet te ai. Sfida u ndoq në çdo vend të botës, teksa në Argjentinë e ka ndjekur edhe një 12 vjeçar i verbër.
Problemi që nga lindja nuk e ka ndalur djaloshin që të festojë golin. Me ndihmën e babait, 12 vjeçari ka ndjekur të gjitha lëvizjet nga duart e të atit në një fushë të improvizuar, ndërsa ka kuptuar se Messi shënoi gol. Duke imituar duart e të atit, djaloshi ka emocionuar me festën pas golit.