Lindja e Krishtit, festa që bashkon të gjithë shqiptarët ashtu si përherë pavarësisht besimeve fetare në Shqipëri, ka sjellë jo pak gjallëri, ndërsa me ndezjen e qirinjve dhe urimet në Kishë, qytetarë dhe besimtarë kanë uruar edhe për një vit sa më të begatë.
Qindra besimtare të krishtere në Lezhë ju drejtuan në mesnatë Kishës së Shën Nikollit për të kremtuar Krishtlindjen. Mesha e shenjtë e lindjes së birit të perëndisë Jezu Krishtit u udhëhoq nga Arqipeshkëvi i Lezhës Otavio Vitale.
Duke iu referuar kësaj ngjarje të rëndësishme për krishterimin, arqipeshkevi i Lezhës e ka vendosur theksin tek nevoja e ndihmës ndaj njëri tjetrit në mënyre që të kemi një jetë në paqe e harmoni të plotë.
Katedralja e “Shën Nikollit” në Lezhe është mbipopulluar mesnatën e sotme, ndërsa të shumtë ishin ata që ndenjen edhe në ambientet e jashtme për të përcjellë këtë meshë me lutjet e tyre. Pas meshes së Krishtlindjeve besimtaret u shpërndanë, duke uruar njëri tjetrin për këtë feste të shënuar për në kalendarin katolik.
E ndërsa në qytetin bregdetar të Vlorës këto Krishtlindje kanë ardhur me lajmin e mirë të ngritjes së Katedrales në qytet.
Mesha e nisur në orët e para të mëngjesit, ka vijuar me urimet e përcjella nga besimtarë ortodokse dhe katolike, por edhe qindra qytetarë ,ndërsa urimet janë përcjellë edhe nga drejtues të Kishës ortodokse Vlorë, të pushtetit vendor dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Gjithashtu në të gjitha kishat e qytetit të Elbasanit u organizuan meshat e lutjeve të cilat kulmuan në mesnatë me ardhjen e Jezusit në jetë.
Klerikët u shprehën se kjo është festa që dhuron më shumë paqe e dashuri në botë dhe se biri i perëndisë dhe perëndia e mishëruar në të zbritën për të shpëtuar njerëzimin nga mëkati.
[gallery]20288[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO