FIER – Vrasja e një 46-vjeçari nga dy persona të tjerë, është parandaluar nga ndërhyrja e policisë. Ngjarja është shënuar në qytetin e Fierit dhe është arrestuar në flagrancë një person ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Musa Hodaj 48 vjeç u vu në pranga nga patrulla e policisë ndërsa 35-vjeçari me inicialet E.Rr u shpall në kërkim, pasi të dy personat kanë tentuar të vrasin me armë 46-vjeçarin me inicialet V.GJ.

musa hodaj
(Në foto: Musa Hodaj, personi i cili tentonte të kryente vrasjen)

Ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë së Fierit ka arritur të shmangë tragjedinë, ndërsa mësohet se dy autorët të kenë bërë rezistencë ndaj uniformave blu. Ata kanë hedhur armën tip pistoletë e markës “Beret” me të cilën do të kryenin vrasjen në mënyrë që policia të mos e gjente. Policia mundi të vë në pranga një nga autorët ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe pistoleta e cila ishte me fishekë në grykë.
 
pistolet
pistolete
arme

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)