MEKSIKË - Kanë nisur të shtohen shqetësimet rreth gatishmërisë së stadiumit legjendar 'Estadio Azteca', i cili është planifikuar të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 në Mexico City të Meksikës.
Turneu madhor do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë do të organizohet në tre vende, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Sipas planit aktual, sfida e parë mes ekipit të Meksikës dhe Afrikës së Jugut, duhet të zhvillohet pikërisht në stadiumin historik të Mexico Cityt.
Megjithatë, javët e fundit janë shfaqur dyshime serioze mbi ritmin e punimeve në impiant, duke ngritur pikëpyetje nëse ai do të jetë gati në kohë për eventin më të madh të futbollit botëror.
Situata mund të ketë ndikim edhe te Anglia, e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel. Nëse “Tre Luanët” fitojnë grupin e tyre, ekziston mundësia që në fazën e 1/8-ave të përballen me Meksikën pikërisht në “Azteca”.
Pamje të fundit nga gjendja e stadiumit janë publikuar nga Youtuberi Armand Alejandre, i cili ka vizituar nga afër objektin. Në videon e tij shihen punime që vazhdojnë në zonën e jashtme të impiantit, ndërsa edhe brenda stadiumit procesi i rinovimit është ende në zhvillim. Dhe të mendosh se Kupa e Botës është vetëm katër muaj larg.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
54%
-
Jo
41.4%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 5211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juljan Shehun e kërkuan katër klube në janar, mesfushori i Kombëtares për play-off-in e Botërorit: Polonia ka avantazhin e tifozëve, ndeshja do vendoset nga detajet
5 Shkurt, 12:10
-
Botërori 2026 me 'risi', FIFA shet edhe vendet e parkimit! Deri në 300 dollarë një makinë për ndeshje
4 Shkurt, 16:05
-
Turqia si 'toka e premtuar', kampionati turk parakalon Italinë! Bëhet furnizuesi më i madh për Kombëtaren e futbollit
3 Shkurt, 11:38
-
Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
3 Shkurt, 09:31
-
Trajneri i Polonisë i druhet Shqipërisë, Jan Urban: Ekip i disiplinuar që pëson pak gola, ju tregoj rivalin më të dobët
31 Janar, 09:09
-
Kupa e Botës 2026/ Shqipëria ka të drejtë vetëm për 3 mijë bileta, FSHF kërkon shtimin e tyre në Poloni! Negociata për tifozët kuqezi
30 Janar, 10:21
-
Buffon: S'jam nervoz, por play-off-et e Botërorit janë në mendjen time gjithë kohës
29 Janar, 16:10
-
Nga Meksika në Britaninë e Madhe: Si funksiononte trafiku i kokainës që çoi në dënimin e 2 shqiptarëve në Angli
27 Janar, 18:58
-
Presidenti i Brazilit takon Ancelottin: Pasi të fitosh Botërorin eja drejto Corinthinasin tim
27 Janar, 13:51
-
Në Danimarkë dhe Suedi janë të zemëruar me Trumpin: Të bojkotojmë Kupën e Botës në SHBA! Mbështetje edhe nga Gjermania
27 Janar, 11:27
-
Në kujtim të Edit, futbollisti i parë hebre në historinë e Ajaxit që vdiq në Auschwitz
27 Janar, 09:55
-
Me një të rënë të lapsit, shkrihet zyrtarisht KF Luftëtari! 'Zhduken' 100 vite histori në Gjirokastër
27 Janar, 08:36