VIDEO/ Fillon Kupa e Amerikën, Argjentina fiton 2-0 ndaj Kanadasë dhe nis mbrojtjen e titullit! Lionel Messi vendos rekord
Në orët e para të mëngjesit të së premtes nisi aventurën Kupa e Amerikës. Kombëtarja e Argjentinës e nisi mbrojtjen e titullit në Copa America me fitoren 2-0 kundër Kanadasë.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes nisi aventurën Kupa e Amerikës. Kombëtarja e Argjentinës e nisi mbrojtjen e titullit në Copa America me fitoren 2-0 kundër Kanadasë.
Edicioni i këtij viti zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet një garë e fortë për trofeun. Edhe pse Lionel Messi nuk shënoi gol në takimin e mëngjesit të sotëm dhe pati gjashtë raste, ai e drejtoi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen e kombëtares së tij dhe tregoi se edhe tre ditë para ditëlindjes së tij të 37-të, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku e barabartë, me të dyja skuadrat që patën disa raste, por pa arritur ta gjejnë golin. Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Julian Alvarez. Te goli i dytë ishte Messi asistoi për Lautaro Martinez në minutën e 88-të për rezultat përfundimtar 2-0. Sonte pas mesnate, në orën 02:00 luhet ndeshja e dytë e Grupit A mes Perusë dhe Kilit.
Me këtë ndeshje ai numëron 35 paraqitje në Copa America, duke tejkaluar portierin kilian Sergio Livingstone, i cili e mbante rekordin me 34 ndeshje që nga viti 1953.
Messi gjithashtu mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare. Momentalisht ai ka 13 gola të shënuar në gjashtë edicione që ka marrë pjesë. Golashënuesit më të mirë në Copa America kanë 17 gola dhe Messi padyshim mund ta arrijë këtë shifër.
Ai do synojë që ta barazojë rekordin e Tucho Mendez i cili ka luajtur në vitin 1940 dhe brazilianit Zizinho, aktiv mes viteve 1940 dhe 1950. Është e vështirë, por jo e pamundur.