VIDEO/ Fitoi me Mike Tyson, boksieri shqiptar Nelson Hysa mund britanikun Deny Williams

VIDEO/ Fitoi me Mike Tyson, boksieri shqiptar Nelson Hysa mund britanikun Deny Williams

Nelson Hysa

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nelson Hysa fitoi mbrëmjen e së dielës kundër britanikut Deny Williams. Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës, boksieri nga Shkodra fitoi në bazë të pikëve të arbitarve 60-54. Dueli prodhoi emocione në të gjashtë raundet, me 49 vjeçarin britanik që e mori veten vetëm në dy raundet e fundit.

Dominimi i Hysës u pa edhe në vlerësimin e jurisë, që i dha fitoren e merituar. Deny Williams numëron 54 fitore në boksin profesionist, teksa ka mundur edhe legjendës e këtij spporti, Mike Tyson dhe është përballur edhe me Vladimir Klitschko. Për britanikun kjo ishte ndeshja e fundit, teksa njoftoi se nuk do garojë më.

Veç Hysës, edhe shkodrani tjetër Alban Beqiri ia doli të fitojë pas vetëm dy raundesh në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së të dielës. Beqiri sfidoi pas përballjes: "Për në Shqipëri mbaj rekordin kampion Ballkani dhe medalist botëror. Janë të tjerë që i duan këto që kam edhe i shohin me dylbi. Të vijnë këtu në mes të sheshit kush i do këto trofe dhe t'i marrë, jam i hapur për çdo sportist", tha Beqiri.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?