VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet

Sarandë- Një automjet tip "Ford" shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm (24 Shtator) në qytetin e Sarandës.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por vetëm dëme materiale. Mjeti është një minifurgon që transportonte peshk, me pronar Kristaq Gega dhe me targë AB694BJ. 

Siç shihet edhe nga pamjet në video, minifurgoni me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme rreth orës 09:15, duke u djegur pranë qendrës së qytetit bregdetar, kurse zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët.

Nga zjarri i shkaktuar në mjetin "Ford", mësohet se ka pësuar dëmtime edhe mjeti tip "Benz", me targë AA681AJ dhe me pronar Filip K., i cili ishte i parkuar në krah të tij.

Policia vendore njoftoi se ka nisur hetimet, kurse paraprakisht mendohet që vatra e zjarrit të jetë shkaktuar nga shkëndijë elektrike në automjet. Në pyetje do merret edhe pronari i mjetit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore