Edhe pse autostrada Tiranë-Durrës është e bllokuar nga prezenca e ujit prej 3 orësh, disa automjete s'kanë pritur lirimin e saj, por kanë tentuar të kalojnë përmes ujit.
Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, një autobus me pasagjerë kalon mespërmes ujit që ka mbuluar autostradën.
Krahas autobusit është edhe një automjet tjetër, tip fuoristradë, i cili gjithashtu thyen urdhrin e Policisë për të shmangur segmentin e autostradës nga Kthesa e Kasharit e deri në afërsi të Vorës.
Por, ndonëse dy automjetet e para kanë arritur të kalojnë, një fuoristradë tjetër nuk arrin t'ia dalë, duke ngecur në mes të ujit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo "çmenduri" e drejtuesve të automjeteve.
/Shqiptarja.com

VIDEO