Partia Demokratike ka pretenduar, se në ditën e votimit Partia Socialiste po shpërndan thasë me miell. Këtë deklaron PD përmes një video të realizuar nga një qytetar në Fier, i cili ka ironizuar këtë veprim.
Në video duket furgoni me logon 'Bashkia që duam', e cila sipas tyre mban brenda thasë me miell.
Ndërsa relizohet video, disa qytetarë po luajnë muzikë me saze.
"Më këngë e valle, të rrojë partia"- dëgjohet të thotë qytetari në video.
Nga ana tjetër, pas këtyre akuzave ka reaguar shoferi i mjetit Emiljano Mali, i cili sipas burmieve thotë se furgonin e ka të licensuar për transport pasagjerësh dhe se nuk ka kryer asgjë kundra ligjit.
“Çdo ditë bëj linjën Libofshë- Fier, kështu dhe sot si gjithmonë bëra punën time. Një zotëri bleu sojë për ta çuar në shtëpi, nga Fieri në Libofshë. Dy thasët i vendosi në furgon për t’i transportuar. Njerëzit e PD-së e shfrytëzuan këtë rast.”- tha shoferi.
Lajmi kryesor:
Reagon OPOZITA/ PD: KQZ po manipulon numrin e pjesëmarresve. Kryemadhi: 85% refuzuan votimet, bye-bye Edi!












